E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

“Rusia do të zhvendosë armë bërthamore në Bjellorusi”, reagon SHBA: Nuk ka sinjale

Shtëpia e Bardhë ka reaguar pas njoftimit se Rusia do të zhvendosë armë bërthamore në Bjellorusi, ku thotë se nuk ka “indikacione” se Rusia po përgatitet të përdorë një armë bërthamore.

Zyrtarët amerikanë do të “vazhdojnë të monitorojnë këtë situatë”, por nuk shohin arsye “për të rregulluar qëndrimin strategjik bërthamor”.

“Ne mbetemi të përkushtuar ndaj mbrojtjes kolektive të aleancës së NATO-s”, thuhet tutje në një deklaratë.

Reagimi i SHBA-së vjen pasi Putini tha se kishte nënshkruar një marrëveshje për zhvendosjen e armëve bërthamore në Bjellorusi.

Dhjetë aeroplanë me kapacitet për të bartur armatimin thuhet se tashmë janë zhvendosur atje. Deri më 1 korrik do të ndërtohet një objekt magazinimi për armët.

Një zyrtar amerikan tha se të dyja vendet kishin biseduar për vendosjen e armëve bërthamore për “një kohë” dhe sugjeroi se njoftimi mund të ishte “sinjalizim politik”.

/rtsh/

Gazetare: Teuta Shamku

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›