E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Goditet nga tornado, Misisipi shpall gjendjen e jashtëzakonshme, të paktën 26 viktima

Të paktën 26 persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar pas stuhive të fuqishme dhe një tornado që goditi jugun e Shteteve të Bashkuara. 

Guvernatori i Mississippi, Tate Reeves, ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në të gjitha qarqet e prekura nga stuhitë e forta që përfshiu vendin, raporton CNN.

“Jam i dërrmuar nga shkatërrimi dhe humbja e jetëve që kanë shkaktuar këto stuhi. Shteti i Mississippi-t do të vazhdojë të bëjë gjithçka që mundemi për të kontrolluar çdo burim të disponueshëm për të mbështetur bashkëkombasit tanë që janë në nevojë. Shteti do të jetë aty për t’i ndihmuar ata të rindërtojnë. Përpjekjet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë dhe qeveria e shtetit të Mississippi ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme”, tha Reeves.

Sakaq edhe Presidenti i SHBA, Joe Biden ofroi gjithashtu mbështetjen e tij për rajonin e prekur ndërsa tha se qeveria federale “do të bënte gjithçka për të ndihmuar”.

Vendi është shkatërruar totalisht, kudo sheh makina dhe shtëpi të shkatërruara.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›