E Diel, 1 Nëntor 2026

I akuzuar për “shpërdorim detyre”, zhvillohet në GJKKO seanca e parë paraprake për ish-kreun e Bashkisë Kavajë, Elvis Roshi

Në Gjykatën e Posaçme u zhvillua të martën seanca e parë paraprake për ish-kryebashkiakun e Kavajës, Elvis Rroshi, i akuzuar nga SPAK për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”.

Avokati i tij, Andi Skënderi, kërkoi sqarime mbi parashkrimin e veprës penale dhe episodet konkrete që SPAK dyshon se janë kryer nga Rroshi.

Ai gjithashtu i kërkoi prokurorit Elvin Gokaj të shpjegonte ndryshimin e akuzës, nga “shkelje e barazisë në tendera” në “shpërdorim detyre”.

Prokurori kërkoi kohë për të paraqitur sqarimet me shkrim në seancën e ardhshme, e cila është caktuar për datën 3 prill.

Rroshi është marrë i pandehur pas një kallëzimi të Kontrollit të Lartë të Shtetit për parregullsi në tendera gjatë kohës kur drejtonte Bashkinë e Kavajës. Sipas KLSH-së, shkeljet lidhen me 12 procedura tenderimi, ku dyshohet se është shkaktuar një dëm ekonomik prej rreth 33 milionë lekësh.

Dosja ishte kallëzuar fillimisht në vitin 2015, u mbyll nga Prokuroria e Durrësit, por u rihap me vendim të GJKKO, duke iu kaluar për hetim SPAK-ut.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›