E Diel, 1 Nëntor 2026

I arratisuri nga komisariati, policia: Fshihej brenda selisë rozë. PS: Mos sajoni

Partia Socialiste ka reaguar lidhur me deklaratat e policisë së shtetit se i arratisuri nga komisariati numër 1 në Tiranë, Orges Milo, fshihej në ambjentet e selisë rozë. Në një deklaratë për mediat PS bën me dije se sot në orën 13.30 një e selinë e Partisë Socialiste ka hyrë një i ri i dëmtuar fizikisht me plagë të dukshme dhe në gjendje tejet të rënduar mendore. Pasi ka këmbëngulur të hyjë në ambientet e brendshme të selisë, i riu është shtrirë në hollin e selisë ku dhe është ndalur nga personeli përkatës, të cilët kanë njoftuar Policinë e Shtetit në numrin 129. Po ashtu është lajmëruar nga personeli edhe shërbimi i urgjencës.

Më tej në deklaratë PS thekson se është e turpshme që ky rast përdoret politikisht nga Policia e Shtetit. Edhe në këto ditë të fundit të fushatës Policia e Shtetit përfshihet në lojëra të turpshme politike duke bërë insinuata të tilla. Ashtu siç është e turpshme paaftësia e kësaj policie të cilës i arratisen të arrestuarit nga rajonet.

Ne kemi bërë vetëm detyrën tonë, duke telefonuar policinë dhe shërbimin e urgjencës përfundon PS në deklaratën e saj.

29-vjecari i cili u arratis duke u hedhur nga kati tretë i komisariatit u arrestua mesditën e sotme nga forcat e policisë së Tiranës. Burime nga policia e Tiranë bënë me dije se Orges Nilo ishte fshehur brenda selisë së PS-së në momentin që u arrestua.

Orges Milo ka bërë një arratisje spektakolare diten e djeshme, duke u hedhur nga kati i dytë i Komisariatit nr.1 në kryeqytet.

29-vjeçari nga qyteti i Fierit, ka qenë duke u marrë në pyetje nga prokurori i çështjes për vjedhjen e një makine në kryeqytet, në momentin që ka gjetur mundësinë për t’u hedhur nga kati i dytë i komisariatit dhe është arratisur.

Aktualisht 29-vjecari ndodhet në Spitalin Ushtarak për mjekim. Nilo ishte arrestuar në flagrance dy ditë më pare pasi akuzohej për vjedhjen e një makine, ndërsa gjatë arrestimit në banesë iu gjet një armë zjarri, tip kallashnikov.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›