E Shtunë, 31 Tetor 2026

I ati i Jobs: Nga Steve, vetëm një email

Nga djali i tij ka vetëm një e-mail.

Nuk i ka folur kurrë dhe nuk pati mundësinë që ta takonte kurrë.

Telefonata që priste, nuk erdhi kurrë. Bëhet fjalë për babanë natyral të Steve Jobs, që ndërroi jetë të mërkurën e kaluar.

Jobs nuk pranoi as në momentet e fundit të jetës së vet që ta takonte të atin natyral, që e dha për birësim atë në vitin 1955, për shkak se prindërit e mamasë së Steve, nuk donin që ajo të martohej me një sirian.

Abdulfattah Jandali e mori vesh vetëm në vitin 2005 që ishte babai i Steve dhe për këtë arsye filloi që t’i dërgonte disa e-maile, duke e uruar për ditëlindjen apo për festat e fundvitit.

“Nuk e di përse fillova t’i shkruaj . Besoj për faktin se e kisha lënduar. Nëse do të flisnim, nuk e di se çfarë do t’i thosha”, ka thënë Jandali.

Ai thotë se mori vetëm një email nga Steve shtatë javë para vdekjes së tij. Në të, Steve i shkruante vetëm dy fjalë “Thank You- Faleminderit”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›