I bashkon fushata kundër dhunës me armë

Beyonce dhe Selena Gomez, janë radhitur përskaj shumë yjeve që paraqiten në fushatën për kontrollin ndaj armëve. Të dyja këngëtaret, shprehin mendimet e tyre në fushatën, “Kërkojmë një plan” qe ka për qëllim vetëdijësimin lidhur me kontrollin e armëve dhe parandalimin e tragjedive, siç ishte kjo e fundit në shkollën, “Sady Hook” të Connecticut-it.
.
Me moton,”Mjaftë”, koleget shprehin zemërimin e tyre kundër dhunës me armë, në shtetet e Bashkuar të Amerikës.
“Edhe sa kolegë të tjerë? Edhe sa klasë të tjera? Sa drama të tjera? Sa qendra tregtare e rrugë me rreziqe? Mjaftë. Kërkojmë një plan menjëherë”, janë frazat që përsërisin yjet si apel për kontrollë ndaj armëve.
.
Fushata,”Kërkojmë një plan” ka mbledhur 55 të famshëm, disa prej tyre vinë nga qytetet që janë prekur së fundmi nga sulmet me armë zjarri
Lady Gaga, OneRepublic, Mike Posner, Rick Ross,Jennifer Aniston, Jessica Alba, Ellen DeGeneres, janë disa nga të famshmit që janë paraqitur në fushatën sensibiluzuese./Indeksonline/
/>