Nis asfaltimi i autostradës Tiranë-Elbasan
Së shpejti rruga hapet për qytetarët
Ka nisur asfaltimi i autostradës Tiranë-Elbasan. Edhe pak ditë kanë mbetur nga hapja e rrugës që do të jenë vetëm 20 min larg njëri tjetrit. Punimet po kryen me ritme të shpejta në të dy krahët e tunelit. Puna e Mark Prengës nis kur ka mbaruar gjithçka, nevojitet vetëm dora e fundit. Ai është dëshmitar i një vepre të përfunduar dhe një tjetre në përfundim. Çdo ditë që kalon, e afron akoma më shumë Tiranën me Elbasanin. Në segmentin më të rëndësishëm të bushtit të jugut, janë angazhuar 15 000 punëtorë duke punuar ditën dhe natën në të dy krahët e tunelit. Pas përfundimit të tunelit, janë drejt fundit edhe disa ura të rëndësishme. Pritet që I pari të hapet segmenti I tretë, nga dalja e tunelit deri në elbasan. Me këto ritme janë realizuar më shumë se 2/3 e punimeve duke na ndarë shumë pak nga dita kur kjo rrugë do të jetë e përdorshme nga të gjithë qytetarët. Asfalti po i afrohet kryeqytetit...
...