E Diel, 1 Nëntor 2026

I bie trompozë në gjumë, vdes kushërira e Edmir Jazxhiut

Kushërira e parë e Edmir Jazxhiut, i cili vrau dy ditë më parë bashkëshorten dhe veten, është gjetur në fshatin Sovjan të Korçës e pajetë mëngjesin e të Mërkurës në dhomën e saj. Disa orë pasi 35-vjeçare Bruna Pasholli kishte mbërritur nga Tirana ku kishte marrë pjesë në varrimin e të afërmit të saj, ajo i ka rrëfyer bashkëshortit të saj se ndihej shumë keq për këtë ngjarje e cila e kishte prekur tej mase, për shkak se ajo kishte qenë shumë e lidhur me Edmirin, dhe vdekja e tij e kishte mërzitur e dëshpëruar shumë. Madje 35 vjeçarja ishte ankuar se nuk ndihej mirë, por askush nuk e kishte menduar se ajo do humbiste jetën në gjumë për shkak të një trompozë në kokë e cila i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Këtë konkluzion dha ditën e djeshme Ekspertiza mjeko-ligjore nga ku u përcaktua se gruaja humbi jetën si pasojë e tronditjes së thellë mbi krimin e dyfishtë që kreu kushëriri në Tiranë. Sipas të dhënave të Policisë së qarkut Korçë, Bruna Pasholli, nënë e një fëmije të mitur ka humbur jetën për shkak të mpiksjes së gjakut në tru. Mësohet se viktima ishte e afërme e 51-vjeçarit, Edmir Jazxhiu, i cili 2 ditë më parë vrau me armë zjarri bashkëshorten e tij dhe më pas veten në banesën e tyre në Tiranë.

Dëshmia e bashkëshortit, të Bruna Pashollit

Sipas bashkëshortit të viktimës Fredi Pasholli, 35-vjeçarja ishte shumë e lidhur me Edmir Jazxhiun, të cilin e kishte djalë halle dhe vrasja e dyfishtë e kishte shokuar atë. Ai tregon se dje në mëngjes pasi ishte larguar nga shtëpia, ajo i kishte thënë se nuk ndjehej mirë, por kur ishte kthyer e kishte gjetur të vdekur. Trupi i nënës së re u dërgua në morg për ekzaminimin mjeko-ligjor. Nga të afërmit e 35 vjeçares, në momentin që ajo kishte marrë lajmin se Edmiri kishte vrarë gruan e tij dhe më pas veten kishte humbur ndjenjat e ishte përmendur në spital. Më pas kishte këmbëngulur të shkonte në Tiranë, në varrimin e të afërmit të saj, edhe pse personat e familjes dhe bashkëshorti i ishin lutur që ajo të mos shkonte në ceremoninë e dy bashkëshortëve në Tiranë.

Shkaku i vdekjes

Pak kohë pas dërgimit në morgun e spitalit rajonal të Korçës, policia zbardhi shkakun e vdekjes së 35-vjeçares, nënë e një fëmije të mitur. Policia bën të ditur se ekspertiza mjeko-ligjore ndaj 35-vjeçares konstatoi se vdekja e saj ka ardhur si pasojë e trombozës në kokë.

Tromboza ka ardhur si pasojë e gjendjes së rënduar emocionale, bën të ditur policia duke iu referuar ekspertizës mjeko-ligjore.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›