Shkollë e posaçme për avokatët, Halimi: Hap i madh për drejtësinë
Shkollë e posaçme për avokatët. Ky është vendimi më i fundit i marrë gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave ditën e djeshme. Lajmin e ka konfirmuar kreu i drejtësisë Eduard Halimi në rrjetin social fb, i cili e vlerëson ndërtimin e saj si shumë të rëndësishëm në funksion të konsolidimit të institucioneve të drejtësisë në vend. Sot qeveria mori një vendim shumë të rëndësishëm në funksion të konsolidimit të institucioneve të drejtësisë në vend. Ndërtimin për herë të parë në Shqipëri të një shkolle të posaçme për avokatët në bashkëpunim me Dhomën Kombëtare të Avokatëve. Ligji i ri i avokatisë që u miratua vjet, ishte një hap shumë i rëndësishëm në konsolidimin e këtij aktori fondamental për sistemin. Shumë kolegë të mi juristë mendojnë se Avokatët janë ata që po shkatërrojnë sistemin e drejtësisë shprehet ai. Sipas Ministrit të Drejtësisë, sa më profesionale të jenë gjyqtarët, prokurorët, noterët, përmbaruesit, avokatët etj, aq më i drejtë do të jetë sistemi. Kam qenë dhe jam i bindur se konsolidimi i sistemit të drejtësisë vjen nga konsolidimi i institucioneve që e përbëjnë atë, nga konsolidimi i aktorëve. Sa më profesionale të jenë gjyqtarët, prokuroret, noterët, përmbaruesit, avokatët etj, aq me i drejtë do të jetë sistemi. Sa me të paaftë të jenë, aq me shpejt bien nën rrugën e devijimit nga misioni i tyre, të largimit nga detyra dhe mosmarrjen e miratimit publik në kryerjen e këtij shërbimi. Ndaj dhe jam i bindur se rritja e profesionalizmit, integritetit të aktoreve të drejtësisë, gjyqtarëve dhe prokurorëve, fuqizimi i institucionit të avokatëve, ashtu siç u bë me noterinë, përmbarimin privat, monitorimin elektronik të të dënuarve, do të sjellë padyshim një përmirësim të ndjeshëm në drejtësi deklaron Halimi. Kreu i drejtësisë Halimi theksoi ndër të tjera me se avokatia është një nga shërbimet më të rëndësishme që i bëhet publikut, ndërsa sqaron se pas ndërtimit të saj, çdo i ri që ka mbaruar fakultetin duhet ti nënshtrohet kësaj shkolle, dhe më pas provimit të licencimit. Sipas tij, avokatia është një nga shërbimet më të rëndësishme që i bëhet publikut.