Topalli: Për çdo rast të përsëritur do sekuestrohet malli dhe objektet
Ndërsa vijon aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje në Tiranë nga Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik, kreu i këtij institucioni, Florenc Hoxha, ka deklaruar për mediat se çdo objekt që ka bërë deklarim në kundërshtim me ligjin, tek ALUIZNI, do të shembet, ndërsa është shembur gjatë ditës një ndërtim pa leje në rrugën Hoxha Tasim, i ndërtuar ditët e fundit. Ndërkaq gjatë paradites policia bashkiake në kryeqytetit ka vijuar aksioni për lirimin e hapësirave publike në zonën e Don Boskos. Gjatë e këtij aksioni është sekuestruar malli i tregtarëve ambulantë në trotuaret e rrugëve, ndërsa ka patur edhe gjobvënie për rastet e përsëritura. Ne kemi disa ditë që po vazhdojmë këtë punë, por përsëri shohim që qytetarë të ndryshëm vazhdojnë aktivitetet e tyre private, në mënyrë të kundraligjshme, duke zaptuar hapësirat publike. U bëj thirrje edhe njëherë, duke shfrytëzuar edhe kamerat që çdo person që merr përsipër të tregtojë në mënyrë të paligjshme, të mos tregtojë në këto rrugica, të mos tregtojë nëpër trotuare, por në tregjet e përcaktuara. Në të gjithë rastet, edhe për rastet që sot ne kemi konstatuar, të përsëritura u kemi konfiskuar edhe mallin e tyre, përveçse gjobave apo masave administrative që kemi marrë ndaj subjekteve të tjera që nuk janë raste të përsëritura.