Dobësimi i dëgjimit ndikoi në punën e Beethoven’it

Përkeqësimi i problemeve me dëgjim ka ndikuar shumë në mënyrën e punës së kompozitorit të njohur, Ludwig Van Beethoven,sepse krahas dobësimit të dëgjimit, kompozitori gjerman filloi të përzgjidhte tone më të ulëta, në mënyrë që të mund të dëgjonte muzikën që e kompozonte, raporton agjencia AFP.
Kompozitori, i cili në vitin 1801 u ankua për herë të parë se ka probleme me dëgjim, në vitin 1812 mund të dëgjonte vetëm britmat, ndërkohë që në vitin 1818 komunikonte vetëm nëpërmjet shkrimeve. Pak vite para vdekjes, më 1827, Beethoven ishte krejtësisht i shurdhër.
Tre shkencëtarë nga qyteti holandez Lyden studiuan paska këtë problem, duke analizuar punën e Beethoven’it. Duk e ndarë atë në katër periudha, erdhën në përfundim se përparimi i sëmundjes së kompozitorit ndikoi në përjashtimin e toneve të larta, duke i ndërruar ato fillimisht me të mesme e pastaj edhe me të ulëta, në mënyrë që të mund t’i dëgjonte.
Kur u shurdhëria plotësisht, Beethoveni filloi sërish të kompozonte me tone të larta – duke u bazuar në kujtesën e tij.