E Shtunë, 31 Tetor 2026

I biri i Zamputit Institucionet refuzuan biblioteken

Pas publikimit ne standard se librat e bibliotekes se studiuesit Injac Zamputi qe datojne prej vitit 42 por shiten ne uren e Lanes reagon i biri Jozefi. Mbasi ka marre refuzimin nga Biblioteka Kombetare Arkivi i Shtetit si dhe Instituti i Historise

Askush nuk po e zhvat Zamputin. Jam une qe ua kam dhene librat atyre qe shesin ne uren e Lanes. I biri i studiuesit Injac Zamputi Jozefi reagon ne nje leter pas publikimit ne standard te artikullit Zamputi ne uren e Lanes kush po e zhvat.

Javen qe shkoi nga nje vezhgim ne kryeqytet por dhe dite me pare njerezit qe dalin me libra te vjeter neper trotuare te kryeqytetit mbanin edhe koleksionin e bibliotekes se Injac Zamputit. Konkretisht mbi uren e Lanes me nenshkrimin origjinal te Zamputit shiteshin libra letersie historie filozofie botime studimore ne shqip dhe italisht. Ishte me shume nje reflektim mbi bibliotekat personale te njerezve qe kontribuuan ne kete vend ne kulture letersi e histori se si perfundojne ne rruge pa pergjegjesine institucionale por dhe private ate te familjareve te tyre.

Per pasuri te bibliotekes se Zamputit asnjehere nuk eshte folur dhe ky ishte nje rast per ta njohur.

Por si duket edhe per familjaret e Zamputit ky ka qene problemi me i madh. Per standard i biri Jozefi na ben me dije se ishte i detyruar ti dergonte librat per tu shitur ne Lane pasi eshte interesuar prane Bibliotekes Kombetare Institutit te Historise dhe Arkivit te Shtetit. Por askush nuk i mori librat e babait po keshtu dhe familjaret. Me duhej te liroja shtepine. Atehere mendova se rruga me e mire ishte kjo qe librin ta merrte ashtu sic ishte me firmen e babait lexuesi studiuesi i interesuar. Me mire keshtu sesa te hidheshin - na tregon Jozefi qe si duket ben fjale per nje peripeci te meparshme mbi biblioteken e Zamputit.

Per kete gje perfitimi material ka qene i paperfillshem - na shpjegon i biri Zamputit.

Megjithate na sqarohet se librat e Zamputit nuk permbushnin nje biblioteke ne kuptimin e plote te fjales por disa libra te mbetur se nuk jane libra me vlera te vecanta jane libra te letersise filozofise historise italiane te ribotuar e qe ribotohen shume here. Ndoshta mendohet vetem per librat qe kemi pare ne Lane. Ndersa per te tjere te permendur ne standard te ekspozuar ne trotuar si Kadastra... Dokumente... Jozefi thote se Zamputi bashke me libra te tjere jane kthyer ne Itali. Librat me vlere babai i ka marre ne Itali dhe i ruaj une sic ruaj edhe doreshkrime e sende te tjera me vlere. Ashtu sic eshte bere e ditur edhe nga drejtorja e Arkivit te Shtetit Nevila Nika dhe Jozefi i biri i Zamputit doreshkrimet qe kishin mbetur ne shtepi ne Tirane i ka dorezuar te gjithe prane Arkivit. Eumlshte thene se gjithcka qe ka shkruar Zamputi qofte dhe me pseudonime eshte botuar por asnjehere ne permase te plote botimesh. Megjithate flitet per pasuri te pafund dokumentacionesh historike te botuara deri ne Luften e Dyte Boterore por dhe ne vitet 50 kur ze fill puna e tij si historian duke botuar ne revista e buletine shkencore. Keshtu vleresohet historiani shqiptaro-italian qe hodhi drite mbi Mesjeten tone. Nder botimet qe i dhane nje emer te madh Zamputit si historian jane vleresuar sidomos dy vellimet me dokumente te titulluara Relacione mbi gjendjen e Shqiperise Veriore dhe te mesme ne shekullin XVII. Vell. I 1610-1634 Tirane 1963 dhe vell. II 1635-1651 Tirane 1965. Ky botim u perfshi ne kolanen Burime dhe materiale per historine e Shqiperise 3 qe kishte ndermarre Instituti i Historise dhe Gjuhesise i Universitetit Shteteror te Tiranes. Ne gjithe punen voluminoze ne fushe te albanologjise studimeve letrare deri me 95 thuajse nuk eshte permendur Zamputi vit kur iu njoh per here te pare kontributi shkencor me dekoraten Punonjes i shquar i shkences dhe teknikes. Zamputi vdiq me lsquo98 ne Tivoli te Italise duke lene amanetin qe te prehej ne token shqiptare. Amaneti iu permbush por fati i librave te tij ashtu sikurse premtimi i botimit te plote te vepres ka mbetur rrugeve.

Kjo konsiderohet si nje nga gjerat me te rendesishme edhe per te birin Jozefin nese duhet rivleresuar ne nje dimension tjeter Zamputi.

Jozefi na tregon se ka pergatitur per shtyp prej kohesh menjehere pas vdekjes se Zamputit vellimin me Dokumente te pabotuara librat letrare te paraluftes nje drame te pabotuar te viteve lsquo60 si dhe kujtimet e babait te tij.

Ne fillim te ketij viti Qendra e Studimeve Albanologjike organizoi per here te pare nje konference duke kujtuar 100-vjetorin e lindjes se Zamputit. Te gjithe referuesit qe mbajten fjalen zbulonin rrenjet e ketij transkriptuesi perkthyesi dhe furnizuesi me dokumente nga arkivat e Venedikut Vatikanit dhe Raguzes per historine shqiptare. Ndersa i biri i Zamputit thote se ne kete 100-vjetor u moren angazhime si nga Instituti i Historise si nga shtepia botuese Camaj-Pipa ne

Shkoder dhe akoma sot e kesaj dite askush nuk ka botuar asgje. Kjo eshte shume e rende - thote Jozefi duke besuar ne diten e botimit.

Marredhenia e familjareve me vepren e shkrimtarit apo studiuesit jo vetem ne rastin e Zamputit ne Shqiperi shpesh eshte sa delikate dhe e veshtire per ti rezistuar mbijeteses. Ka pasur shtepi te shpallur muze por eshte shembur per shkak te familjareve per tu ndertuar nje pallat shumekatesh. Ka varre qe nuk mirembahen por dhe arkiva te tere pavaresisht gjendjes ne shtepi. Trashegimtaret familjare jane skeptike ne besimin ndaj Arkivit te Shtetit per ti dorezuar vepren apo te drejten e botimit qofte edhe detyruar nga kushtet. Rasti i Zamputit ndoshta eshte per shembull se si duhet trajtuar nje veper apo dokumentacioni pabotuar edhe pse biblioteka ka nxitur ithtaret e librit ta blejne edhe ne rruge me te pare emrin dhe nenshkrimin origjinal.

Letra e plote e te birit te Zamputit per standard

Askush nuk po e zhvat Zamputin

E nderuara redaksi

Une qe po Ju shkruaj jam i biri i Injac Zamputit.

Askush nuk po e zhvat Zamputin.

Jam une qe ua kam dhene librat atyre qe shesin ne uren e Lanes.

Mbasi u interesova prane Bibliotekes Kombetare Institutit te Historise

Arkivit te Shtetit askush nuk i mori librat e babait. Po keshtu dhe familjaret.

Me duhej te liroja shtepine. Atehere mendova se rruga me e mire ishte kjo qe

librin ta merrte ashtu sic ishte me firmen e babait lexuesi studiuesi i

interesuar. Me mire keshtu sesa te hidheshin. Per kete gje perfitimi material

ka qene i paperfillshem. Edhe ketu ku jetoj ne Itali ne vendet ku shiten keta

lloj librash ka mjaft libra me firma apo me vula personale. Duhet sqaruar edhe nje gje nuk eshte nje biblioteke ne kuptimin e plote te fjales por disa libra te mbetur nuk jane libra me vlera te vecanta jane libra te letersise filozofise historise italiane te ribotuara e qe ribotohen shume here. Edhe ndonje liber qe permendni ju si Kadastra... Dokumente etj... apo libra te tjera me vlere babai i ka marre ne Itali dhe i ruaj une sic ruaj edhe doreshkrime e sende te tjera me vlere.

Doreshkrimet qe kishin mbetur ne shtepi ne Tirane ia dorezova te gjitha

Arkivit te Shtetit. Keshtu mund te them me krenari Le ta zhvatin keshtu Zamputin le te shperndahet tek ata qe e vleresojne dhe qe do ta kujtojne gjithmone.

Mund tju them dicka me te rendesishme Une kam pergatitur per shtyp prej

kohesh menjehere mbas vdekjes se babait vellimin me Dokumente te pabotuara librat letrare te paraluftes nje drame te pabotuar te viteve lsquo60 kujtimet e babait. Per te gjitha keto u fol nga une ne takimin per 100-vjetorin. U moren angazhime si nga Instituti i Historise si nga shtepia botuese Camaj-Pipa ne Shkoder dhe akoma sot e kesaj dite askush nuk ka botuar asgje. Kjo eshte shume e rende. Por jam i bindur se do te vije dita qe te botohen sepse vlera e dokumenteve rritet me kalimin e kohes.

Ju falenderoj per vleresimet qe i beni babait dhe punes se tij

Me nderime

Jozef Zamputi

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›