Tri dite i ikur nga shtepia ekzekutohet me 4 plumba i riu

Policia gjen dy gezhoja ne vendin e ngjarjes pyeten per disa ore dy shoket e viktimes. Ngrihen dyshimet e para per vrasjen. 22-vjecari kishte borxhe te pashlyera
Nje i ri eshte vrare me kater plumba ndersa mendohet se shkaku mund te jene bastet dhe borxhet qe ai kishte krijuar per shkak te tyre. Eshte fjala per 22-vjecarin Shkelqim Nozlli i cili u gjet i vrare ne periferi te Tiranes. Policia dyshon se krimi eshte bere brenda ne Tirane ndersa autoret kane dashur te largojne kufomen ne nje vend me te larget. Atje ku u gjet trupi i pajete specialistet e keqyrjes se vendit te ngjarjes gjeten edhe dy gezhoja nderkohe qe ne trup rezultojne kater plage plumbash pistolete TT. Paraprakisht dyshohet se i riu nga Tirana duhet te jete vrare ose per ndonje borxh te pakthyer ose per ceshtje bastesh.
Kjo e fundit i eshte referuar te dhenave qe policia ka mbledhur nga personat qe kishin njohje me te. Megjithate duket se nuk jane perjashtuar disa pista hetimi te cilat jane edhe me te rendesishme. Njera prej tyre lidhet me ceshtje femrash ndersa tjetra per te cilen njerezit e policise e kane veshtire te flasin eshte ajo e infiltrimit ne grupet kriminale. Gjithsesi deri mbreme vone askush nuk mund te tregonte se cili eshte shkaku i ketij krimi ku per viktime eshte nje djale i ri i cili rezulton pa precedente penale. Sipas njoftimit te Policise se Tiranes dje rreth ores 08.30 ne segmentin rrugor Tirane ndash Elbasan prane kilometrit 22 eshte gjetur i vrare me arme zjarri Shkelqim Qazim Nozlli 22 vjec lindur e banues ne Mezes Tirane. Grupi i posacem hetimor mberriti menjehere ne vendin e ngjarjes dhe kreu veprimet e para hetimore e procedurale duke administruar te gjitha provat te cilat do te sherbejne per zbardhjen e plote te rrethanave te kesaj ngjarjeje. Nga ana e ketij grupi hetimet po zhvillohen ne disa pista te cilat per arsye te hetimit nuk mund te behen publike nderkohe qe per cdo ecuri te hetimit te kesaj ngjarjeje do tju informojme ne vijueshmeri. Ne vendin e ngjarjes jane gjetur dhe sekuestruar nje sere provash materiale te cilat do te sherbejne per zbardhjen e plote te kesaj ngjarjeje - u tha zyrtarisht nga Policia e Tiranes. Nga te dhenat e deritanishme mendohet se Shkelqimi eshte marre ne Tirane dhe eshte goditur me dy plumba. Me pas autoret qe mendohet te jene me teper se nje e kane marre trupin e tij per ta hedhur diku larg vendit te krimit. Atje me sa duket nuk kane qene te sigurt nese viktima e tyre kishte vdekur apo jo ndaj e kane qelluar edhe me dy plumba te tjere. Ekspertet gjeten aty dy gezhoja fakt qe tregon se autoret ose per ceshtje sigurie ose per te treguar armiqesine e forte ndaj viktimes e kane qelluar serish. Per me teper njerezit e policise kriminale kane marre kontakte me te afermit e viktimes. Ata i kane treguar policise per njohjet dhe lidhjet e ngushta te njeriut te tyre lidhje qe jane marre ne konsiderate nga policia qe nga casti i identifikimit. Dy persona jane shoqeruar dhe jane marre ne pyetje per ore te tera por policia nuk eshte ne gjendje te ngreje dyshimin nese keta kane lidhje me krimin apo jo. Aktualisht Strukturat e Hetimit te Krimit ne Drejtorine e Policise se Qarkut Tirane ne bashkepunim me Prokurorine e Rrethit Gjyqesor Tirane po punojne per zbardhjen e rrethanave dhe motiveve te kesaj ngjarjeje qe do te cojne ne drejtim te dokumentimit dhe kapjes se autoreve - thuhet ne komunikaten e informacionit.