E Diel, 1 Nëntor 2026

Liberalizimi i vizave Basha Pritem shume ti trajtojme me pergjegjesi

Ministri i Brendshem ne takim me studentet ne Durres Qytetaret te njihen me procesin dhe detyrimet qe shmangen rreziqet e abuzimet. Te zhgenjejne cdo skeptik sa i perket trajtimit me pergjegjesi te levizjes se lire

Shqiptaret duhet te pergatiten qe te njohin mire cdo detaj teknik te liberalizimit te vizave dhe te jene te perngjeshem per ate qe kane fituar dhe kjo do te ishte edhe pergjigja me e mire per skeptiket qofte edhe per ata qe pretendojne se nga vendi yne do te kete 1 milion emigrante. Kjo ka qene pak a shume ajo qe Ministri i Brendshem Lulzim Basha u ka shpjeguar dje ne vijim te fushates se tij per informimin rreth liberalizimit te vizave studenteve te universitetit te Durresit. Duke folur se cfare do te thote regjimi i levizjes se lire ne Shengen Basha ne bashkebisedim me studentet dha shpjegime mbi rregullat e levizjes penalitetet ne rast te shkeljes se afateve rendesine e sjelljes korrekte me personelin e policise kufitare dhe te migracionit te vendeve anetare trajtimin e qellimeve per punesim apo studim si nje proces krejt tjeter nga ai i levizjes se lire dhe mjaft shpjegime te tjera.

Me konkretizimin e levizjes se lire per shqiptaret realizohet nje faze shume e rendesishme do te thoja me e prekshmja per sa i perket integrimit te plote te vendit ne BE-u shpreh Ministri i Brendshem Basha ne takimin me studentet e Universitetit Aleksander Moisiu ne kuader te turit informues mbi levizjen e lire ne hapesiren Shengen. Ministri Basha u kerkoi studenteve te ketij universiteti te angazhohen ne nje nderveprim qytetar sa me te efektshem per te percjelle tek qytetaret informacionin e nevojshem mbi levizjen e lire duke vleresuar se jane pikerisht studentet ata qe qendrojne ne maje te kaskades se shperndarjes se opinionit dhe informacionit.

Ka njezet vjet qe e kemi deshiruar ka dy vjet e gjysme qe punojme nate e dite per te arritur tek momenti i levizjes se lire moment i cili erdhi vetem pasi u plotesuan ne menyre rigoroze te 120 kriteret e vendosura nga BE. Nuk eshte dhurate eshte nje proces qe e kemi arritur me meriten tone pasi e kemi bindur BE se ne kemi te gjitha parametrat standardet plotesojme te gjitha kushtet e nevojshme por eshte nje e drejte e cila duhet trajtuar me pergjegjesi maksimale tha Basha. Ai theksoi se levizja e lire duhet te trajtohet me pergjegjesi e dinjitet dhe kjo konkretizohet vetem kur procesi dhe detyrimet e tij njihen shume mire dhe shmangen rreziqet e abuzimet ne menyre te levizja e lire te mbetet nje proces qe favorizon cdo shqiptar dhe qe nuk penalizon asnje qytetar dhe ne vecanti nuk penalizon shoqerine si e tere.

E rendesishme eshte qe qytetaret e Shqiperise qe kane vuajtur kaq shume per levizjen e lire ne momentin e heqjes se vizave i cili po afron me shpejtesi shume te madhe pa dashur te paragjykoj daten por qe eshte shume afer te perballen me kete moment me dinjitetin e plote dhe me pergjegjesine e plote dhe te pergenjeshtrojne te hedhin poshte te zhgenjejne cdo skeptik apo cdo shprehje te mungeses se dashamiresise sa i perket trajtimit me pergjegjesi te levizjes se lire u tha studenteve ministri.

Ai u shpjegoi atyre se heqje vizash do te thote levizje e lire nuk do te thote liberalizim i regjimit te qendrimit. Levizja e lire dhe qendrimi jane dy figura te ndryshme ligjore te cilat trajtohen nga regjime te ndryshme shpjegoi ai. Ndersa shtoi se cdo person qe harxhon me shume se gjysmen e kohes ne nje gjysme viti apo ne nje vit ne nje vend te caktuar presupozohet te jete rezident qendrues ne ate vend dhe per rezidentet vlejne rregulla dhe regjime te vecanta qe nuk trajtohen ne kuader te levizjes se lire. Sipas ministrit kjo eshte pika qe duhet kuptuar mire nga qytetaret ne menyre qe ata te mos ndeshkohen. V.Karaj

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›