E Diel, 1 Nëntor 2026

I biri kreu masakrën me tetë të vrarë dhe 13 të plagosur, arrestohet edhe babai i 21-vjeçarit që përgjaku fshatin serb, i gjendet arsenal armësh në banesë

I biri kreu masakrën me tetë të vrarë dhe 13 të

Një javë më parë Serbia u trondit nga dy masakrat me 16 të vrarë brenda 48 orëve.

Një 14- vjeçar vrau brenda në shkollë tetë bashkëmoshatarë dhe rojen, ndërsa tragjedia u pasua me një tjetër masakër të nesërmen, ku një 21 vjeçar vrau tetë persona dhe plagosi 13 të tjerë në fshatin Dubona.

Ndërkohë sot Policia serbe ka arrestuar babain e 21 vjeçarit,, Uroš Blažić,që shkaktoi tetë viktima. Gjatë kontrollit në shtëpinë e 55 vjeçarit, u gjet dhe sekuestrua arsenal armësh.

Të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë dhe me kallëzim penal do të dërgohet në prokurorinë kompetente.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi pesë ditë më parë, ku 21-vjeçari Uros Blažić, hapi zjarr ndaj banorëve të një fshati në Serbi, Dubonë, duke lënë të vdekur tetë persona, si dhe duke plagosur 13 të tjerë. Mes viktimave, ishte një polic dhe motra e tij.

Sipas vendasve, Urosi vrau edhe të afërmit e tij dyshohet se një nga vëllezërit e tij, kunatën dhe një djalë 12-13 vjeç, nipin e tij.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›