E Diel, 1 Nëntor 2026

Bruksel, Dacic përjashton kategorish krijimin e një Republika Srpska në veri të Kosovës

BRUKSEL - Kryeministri serb, Ivica Daçiç përjashtoi kategorikisht sot krijimin e një Republika Srpska në veri të Kosovës dhe premtoi se Beogradi do të bënte gjithçka për realizimin e marrëveshjes së arritur me Prishtinën gjatë muajit të kalur duke theksuar se ky veprim mbetej me rëndësi parësore për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. 

''Marrëveshja me Prishtinën, e arritur më 19 prill në Bruksel me ndërmjetësimin e shefes së politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, parashikon krijimin e shoqatave të komunave serbe me autonomi të gjerë'', deklaroi Daçiç para komisionit të jashtëm të Parlamentit Evropian. 

"Por, kjo nuk nënkupton krijimin e një Republika Srpska në Kosovë'', siguroi Daçiç.
''Përparësia e Serbisë mbetet anëtarësimi në Bashkimin Evropian'', theksoi ai.
"Serbia nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, por, në të njëjtën kohë jemi të ndërgjegjshëm për realitetin në terren. Është në interesin tonë të realizojmë atë për të cilën kemi rënë dakord me Prishtinën'', shtoi kryeministri serb, Ivica Daçiç.
(a.k/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›