I dehur, copeton "Benzin" me sepate
Elbasan- Mosmarreveshjet mes dy te rinjve jane zgjidhur nepermjet shkaterrimit te prones. Policia e Elbasanit ndaloi dje 32 vjecarin Gentian Cela, i cili dyshohet se me nje arme te ftohte, sepate, ka shkaterruar makinen tip "Benz" te kundershtarit te tij. Ngjarja ka ndodhur mbremjen e se martes ne lagjen "5 Maji" ku banonin edhe dy te rinjte. Pas arrestimit Cela eshte shprehur se ka qene i dehur dhe nuk mbante mend se cfare kishte bere. Burime zyrtare thane se dyshojne per nje konflikt mes paleve qe ka degjeneruar deri ne sulmin me sepate te makines se parkuar ne nje prej rrugeve te lagjes. Ndaj te dyshuarit Gentian Cela eshte ngritur akuza e "shkaterrimit te prones", ndersa grupi hetimor ka marre ne pyetje edhe pronarin e mjetit. Te dyshuarit pervecse do i duhet te pergjigjet per akuzen e ngritur, i mbetet te demshperbleje pronarin e makines.
F.S.
F.S.