E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arketimet e energjise, fshati fundos KESH-in

Shkoder- Procesi i privatizimit te Operatorit te Sistemit te Shperndarjes duket se ka ndikuar nen uljen e perqindjes se arketimeve te energjise ne Shkoder. Sipas drejtorit rajonal te KESH-it, Nesti Kiri, per 11 muajt e ketij viti, arketimet per energjine elektrike te konsumuar per buxhetoret, shkojne ne masen 94 per qind dhe per jobuxhetoret jane 80.8 per qind, privati 8 per qind me shume dhe familjaret vetem gjysma e arketimeve.

"Qyteti ka nivel me te larte arketimesh, kryesisht zonat e qendres, shtrirja e linjave te reja gershet dhe ne lagjet periferike, ka bere qe te ulet niveli i humbjeve", u shpreh Kiri per gazeten. Por ai beri te ditur se ndryshe eshte situata ne zonat rurale, ku komunat malore te Shales, Shllakut, Shoshit, Vig Mneles e Pultit, prej tre vitesh e kane zero pagesen e energjise elektrike, dhe pse ato furnizohen prej hidrocentraleve te vegjel. Problematike mbeten edhe zonat e Bushatit, Berdices dhe Vaut te Dejes.

R.Ll.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›