E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mjeket kerkojne braktisjen e greves

Mjeket kane kembengulur gjate dites se djeshme qe te ngujuarit te linin greven e urise pasi nuk mund te perballonin dot mungesen e ushqimit dhe kushtet ne garazhin ku jane ngujuar nuk jane optimale. Diten e djeshme tre prej grevisteve kane marre nje mjekim te specializuar pasi kane pasur probleme me tensionin dhe zemren, semundje nga te cilat vuanin para se te hynin ne greve. Mjeku Laver Stroka i kerkoi disa prej grevisteve qe te dilnin sa me shpejt, pasi pasojat mund te ishin te renda. Nje grup mjekesh dhe nje ambulance, qendron te garazhi ku jane ngujuar kryefamiljaret, ndersa eshte vendosur edhe nje sherbim me police per sigurine. Me gjithe kerkesat e bluzave te bardha, te ngujuarit kembengulen se nuk do te braktisnin greven e urise deri ne demshperblimin e plote.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›