Tragjedia qe coi ne pranga 10 persona
Vonesa e dhenies se demshperblimit per shembjen e pallatit eshte bere shkak qe kryefamiljaret te hyjne ne nje greve urie pa afat kater dite me pare. Tragjedia qe ndodhi me 9 nentor te ketij viti ne lagjen "11 Janari" te Gjirokastres, i kushtoi jeten tre banoreve te pallatit 5-katesh qe u shemb pjeserisht. Nje grua e moshuar, nena dhe vajza e saj humben jeten nen rrenoja, kurse disa banore te tjere mbeten te plagosur. Policia dhe prokuroria hetuan ngjarjen e rende dhe nxoren si shkak te shembjes ndertimin e nje pallati te ri shume prane te vjetrit, pas nje leje te pa kaluar ne KRRT qe i mungonte studimi gjeologjik i sakte. Shkelja e rregullave te sigurise ne pune solli tragjedine, nderkohe qe u arrestuan tre zyrtare te bashkise Gjirokaster, dy bashkepronaret e firmes ndertuese "Arti" dhe pese punonjes, inxhiniere dhe arkitekte. Gjykata la per hetim ne gjendje te lire 2 nga 10 te ndaluarit, pasi nuk rezultonin pergjegjes per ngjarjen. Prefektura dergoi nje muaj me pare dosjen e plote me kerkesen per demshperblim, ku seciles prej familjeve i takonte nje shume prej 3 milione lekesh.