E Shtunë, 31 Tetor 2026

I dehur, vetevaret nga depresioni

CERRIK - Nje 65-vjecar eshte gjetur i vetevarur ne kushte depresive ne nje banese te braktisur ne qytetin e Cerrikut. Burime te policise vendore thane dje se vetevarja ka ndodhur rreth ores 16:20 te mesdites se djeshme. Banoret e lagjes nr. 1 ne Cerrik, pasi kane konstatuar ngjarjen, kane lajmeruar policine. Sipas policise, 65-vjecari prej vitesh ishte i braktisur nga familja e tij dhe ne momentin e vetevarjes ka qene i dehur. Ne vendngjarje ka shkuar policia dhe grupi hetimor, te cilet po hetojne per rrethanat e ngjarjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›