E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokuroria: Te lirohet kreu i Qeverise Studentore

Kryetari i Qeverise Studentore ne Fakultetin Juridik nuk duhet te mbahet ne qeli. Keshtu jane shprehur dje burime zyrtare nga Prokuroria e Tiranes, pas arrestimit qe kreu policia e Durresit ne bashkepunim me ate te kryeqytetit. Ferdinand Sporea ishte shpallur ne kerkim si i denuar me 18 muaj burg dhe 1 milion leke gjobe per shitjen e testit te Juridikut ne vitin 2005. Shkak, sipas prokurorise, eshte nje vendim i Gjykates se Apelit, qe ka ndryshuar masen e dhene nga Shkalla e Pare e Tiranes, nga 18 muaj burg ne liri me kusht. Mesohet se 36-vjecari kishte arritur te fitonte zbutje denimi ne shkallen e dyte, ndersa u akuzua per “vjedhje”, “shperdorim te detyre” dhe “korrupsionit pasiv, i kryer nga persona qe ushtrojne funksione publike”. Burime nga organi i akuzes bene te ditur se avokati i Sporese, pas denimit te ketij te fundit me 18 muaj burg dhe 1 milion leke gjobe, e ka apeluar vendimin ne Gjykaten e Apelit. Nderkohe qe togat e zeza vendosen denimin me kusht 1 vit e 5 muaj, qe te mos kryeje nje krim te dyte brenda kesaj periudhe. Ferdinad Sporea akuzohej per shitjen e tezes se Juridikut, me 18 gusht te vitit 2005, qe solli edhe ne riperseritje te konkursit. Ndersa Gjykata e Tiranes e kishte denuar ne muajin mars te ketij viti.
R.C

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›