E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vizat jo-emigrante, rritet cmimi me 31 USD

Qeveria e SHBA-ve rrit cmimin e vizave per aplikantet jo-emigrante. Vendimi hyn ne fuqi qe prej 1 janarit te vitit 2008 dhe shkak eshte rritja e kostos dhe investimeve per sigurine ne territorin e Shteteve te Bashkuara te Amerikes. Lajmi eshte bere i ditur, dy dite me pare, nga zyra e zedhenesit te Departamentit Amerikan te Shtetit, qe njoftoi rritjen me 31 dollare per cdo aplikim, nje tarife qe eshte e pakthyeshme, pavaresisht nese leshohet ose jo viza per te interesuarin. Aktualisht cmimi per nje vize jo-emigranti eshte 100 USD dhe qe prej 1 janarit 2008 do te behet 131 USD.
Ndryshimi i cmimit per vizat eshte bere pasi Departamentit Amerikan te Shtetit i duhet te mbuloje edhe shpenzimet per sigurine dhe praktika te tjera qe kryhen per aplikantet jo-emigrante, qe hyjne ne territorin e SHBA-ve. Ketu perfshihet edhe kostoja e makinave e aparaturave qe kryejne kontrollin e pasaportes, shenjave te saj dhe te dhenave te tjera per aplikantet jo-emigrante. Per aplikantet qe kane futur dokumentacionet para 1 janarit dhe presin te intervistohen, ky rregull i ri nuk vlen, nese ata e marrin kete vize para 31 janarit dhe do u duhet te paguajne vetem 100 USD. Ne rast se deshton marrja e vizes deri me 31 janar te vitit 2008, atehere do t’u duhet te paguajne 131 USD tarife te pakthyeshme.
Departamenti Amerikan i Shtetit dhe Byroja Federale e Investigimit kane percaktuar rregulla te reja te sigurise per personat qe hyjne ne territorin e SHBA-ve me vizat jo-emigrant. Si pasoje e teknologjise moderne dhe teknikave te reja te kontrollit e verifikimit, eshte rritur edhe kostoja e prodhimit apo nxjerrjes per nje vize. Keshtu, sipas njoftimit te DAP-it, aparaturat qe duhet te kryejne procedurat kane nje kosto te larte per vizat dhe 100 USD vleresohen si nje cmim i ulet dhe nen kosto. Po keshtu edhe gjate vitit 2004 behet e ditur se kostoja e prodhimit te nje vize per jo-emigrante kalonte cmimin e vendosur. Ndersa investimet e fundit ne pikat kufitare, teknologji dhe per agjencite e sigurise, ndikojne edhe ne rritjen e cmimit me 31 USD.
Skedim i gjurmeve te 10 gishtave
Agjentet e sigurise ne SHBA rrisin masat e sigurise per te huajt qe hyjne ne territor me viza. Nje prej rregullave te reja eshte marrja e gjurmeve te gishterinjve qe skedohen nga FBI-ja. Sipas njoftimit zyrtar, nga dy gjurme gishtash qe merreshin me pare, tashme do te skedohen te dhjete gishterinjte e duarve per cdo person me vize jo-emigrant qe hyn ne SHBA. Qe prej 11 shtatorit te vitit 2001, procedurat e aplikimit dhe kostoja ka ndryshuar dy here per vizat. E fundit eshte gjate vitit 2002.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›