E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vazhdojne perpjekjet per formimin e qeverise

Kryetari i Partise Demokratike te Kosoves, Hashim Thaci, i ngarkuar me mandatin per krijimin e qeverise se re te Kosoves, ka vazhduar takimet intensive me partite politike per krijimin e kolaicionit te ri qeverises. Partia e tij doli fituese ne zgjedhjet e 17 nentorit duke lene prapa Lidhjen Demokratike te Kosoves, Alencen Kosova e re, Lidhjen Demokratike te Dardanise dhe Aleancen per Ardhmerine e Kosoves.
Ne bisedimet e deritashme eshte vene re nje afrim me i madh ndermjet Partise Demokratike te Kosoves dhe rivales se vjeter te saj Lidhjes Demokratike te Kosoves qe drejtohet nga persidenti i vendit Fatmir Sejdiu. Thaci ka perseritur qendrimin se Kosova do te kete qeverisje te fuqishme politike, por edhe opozite konstruktive. Ai ka zhvilluar takime edhe me perfaqesuesit e partive politike serbe dhe sipas tij qeveria e re do te jete qeveri e integrimit te gjere ne te cilen do t'ju jepet hapesire edhe pakicave.
Ai tha se Kosova po krijon identitet te ri dhe do te jete nje vend per te gjithe qytetaret e saj. Thaci kishte paralajmeruar se institucionet e reja te vendit mund te krijohen para mbledhjes se Keshillit te Sigurimit te Kombeve te Bashkuara ku te merkuren do te debatohet per raportin e treshes se grupit te Kontaktit mbi negociatat ndermjet Prishtines dhe Beogradit te cilat perfunduan me 28 nentor pa ndonje marreveshje.
Por, zhvillimet e fundit kane lene te hapur mundesine qe marreveshja per koalicionin e ri qeversie te ndodhe pas ketij takimi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›