I dehuri hap zjarr në lokal,plagosen babë e bir
10/08/2010 Arrestohet Armand Dervishi
KAVAJE- Dy ditë më parë shërbimet e komisariatit të policisë nr.2 në Tiranë bënë arrestimi në flagrancë të shtetasit në kërkim Armand Dervishi, 35 vjeç, banues në Kavajë. Ky shtetas dyshohet se në qytetin e Kavajës, në ambientet e një lokali, pas një konflikti për motive të dobëta, duke qenë në gjendje të dehur, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të lokalit, duke e shkatërruar pjesërisht atë, ku kanë mbetur të dëmtuar shtetasit Darlien Bajaziti, 36 vjeç, dhe djali i tij me inicialet M.B, 13 vjeç, të cilët u dërguan në spital dhe aktualisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Në vendin e krimit kanë shkuar agjentët e policisë, të cilët në cilësinë e provës materiale sekuestruan armën e përdorur, automatik model 56 me 8 copë fishekë si dhe katër gëzhoja. Arma e krimit ishte hedhur nga autori në vendin e ngjarjes, ndërkohë që vetë ai ishte larguar në drejtim të Tiranës, ku u arrestuar në kushtet e flagrancës. Policia, pasi mori deklarimet e personave që ishin të pranishëm në vendin e krimit, ia referoi materialet hetimore në ngarkim të 35-vjeçari Dervishi prokurorisë së rrethit gjyqësor të Kavajës për konsumim të veprës penale “mbajtje pa leje e armëve luftarake” dhe “vrasje me dashje e mbetur në tentativë”.