E Diel, 1 Nëntor 2026

I del para trenit, vdes mbi shina i moshuari

ELBASAN- Nje burre i moshuar humbi jeten ne menyren me tragjike pasditen e djeshme, pasi dyshohet se eshte vetehedhur ne shinat e trenit, ku dhe eshte goditur nga lokomotiva e linjes Tirane-Pogradec. Viktima mbetet ende i paidentifikuar nga policia, kurse trupi u dergua ne morg. Ngjarja ndodhi rreth ores 16:00, prane stacionit te trenit ne Elbasan, prane vendit te njohur dhe si "lagjja e kinezeve", prane unazes se qytetit.
Deshmitaret pane nje burre rreth te 60-ve, teksa dilte afer trasese dhe ne momentin qe treni po futej ne stacion, i ndjeri ka dale mbi shina. Nje grup hetimor mori ne pyetje makinistin dhe deshmitaret e ngjarjes, kurse ardhja ne ndihme dhe frenimi kane qene te kota. Goditja sipas eksperteve ka qene fatale, ndersa nuk mbeti asgje tjeter pervec mbulimit te trupit dhe nisjes se hetimeve. Policia eshte ne dyshim nese i moshuari ka humbur perqendrimin dhe per shkak te pafuqise fizike nuk i ka kaluar dot shinat, apo i ka dale para trenit ne gjendje depresive per te realizuar flijimin.
Grupi hetimor eshte perqendruar me teper ne pisten e dyte, duke iu referuar edhe fakteve te mbledhura dhe deshmive ne vendngjarje.
Por aksidenti hekurudhor pritet te zbardhet vetem pas identifikimit te te ndjerit dhe pyetjes se familjareve. Treni ishte nisur nga Tirana rreth mesdites dhe mberriti ne oren 16:00 ne stacionin e Elbasanit. Udhetaret eshte dashur te zbresin pas aksidentit, deri ne perfundimin e hetimeve dhe nje pjese e tyre kane marre mjete te tjera per te udhetuar drejt Librazhdit dhe Pogradecit.
Makinisti i eshte nenshtruar marrjes ne pyetje per rreth nje ore nga grupi hetimor, duke dhene deklaratat per ngjarjen. Ai ka rrefyer se megjithese ka dhene sinjal qe te paralajmeronte te moshuarin te largohej, burri nuk ka levizur, kurse frenimi i lokomotives nuk ka shmangur dot tragjedine mbi shina. Makinisti sipas policise, ka thene se viktima ka dale befasisht mbi shina dhe ai nuk mund te bente dot asgje per ta ndaluar aksidentin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›