E Diel, 1 Nëntor 2026

Pergjonte fqinjen nga dritarja, nen akuze burri maniak

Korce- Pergjonte fqinjen e kolme nga dritarja, ne pranga maniaku 49-vjecar. Denoncimi i rralle eshte bere nga nje 40-vjecare banuese ne fshatin Liqenas te Korces, kurse policia konfirmoi se mengjesin e djeshem, shoqeroi dhe mori ne pyetje te dyshuarin Pandi C., banues po ne kete fshat. Burime zyrtare konfirmuan lajmin dhe bene me dije se nisen hetimet ne gjendje te lire, per vepren penale te "dhunimit te baneses". Ngjarja sipas rrefimit te gruas ka ndodhur me 21 prill, por denoncimi eshte depozituar dy dite me pare, pasi ajo ka ndjere shqetesime te vazhdueshme nga fqinji i saj. "Procedimi penal ne ngarkim te 49-vjecarit filloi pas kallezimit te N. N., 40-vjece, banuese ne Liqenas, e cila deshmoi se kishte pare ne oborrin e baneses se saj te dyshuarin, duke e pergjuar", thane burime zyrtare. Burri i akuzuar si maniak, kalonte ne kopshtin e fqinjes per te pare hiret e saj ne momente intime. Kete fakt e ka deshmuar vete e demtuara, e cila e ka kapur "mat" ne oborr, prane dritares Pandi C., duke e paralajmeruar qe te mos perseriste kete veprim. Por duket se burri eshte rikthyer serish ne dritare dhe e zonja e shtepise, ka kerkuar ndihmen e policise. Hetimet e metejshme per kete ngjarje po i vijon Prokuroria e Korces.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›