E Shtunë, 31 Tetor 2026

I denuar 9 vite me pare arrestohet Gezim Marashi

Policia e Tiranes ka vene ne pranga dje nje person qe kerkohej prej 9 vitesh. Behet fjale per 32-vjecarin Gezim Gjoke Marashi lindur ne Puke e banues ne Tirane. Sipas burimeve zyrtare policore Marashi kerkohej nga policia per vepren penale te Tentatives se vrasjes. Ne vitin 2001 ne qytetin e Pukes Marashi ka tentuar te vrase Martin Ndojin. Per kete ngjarje Gjykata e Rrethit Gjyqesor Puke me vendim te formes se prere te dates 29.4.2001 e ka denuar me Marashin me 12 vjet burgim. Por Marashi ka arritur ti fshihej per 9 vite policise duke emigruar ne Greqi. Vetem pak dite me pare Policia e Tiranes ka marre informacione per rikthimin e tij ne Shqiperi. Pas disa dite hetimesh forcat e policise kane arritur te gjejne adresen e sakte te 32-vjecarit i cili fshihej ne nje banese ne Laprake. Marashi tashme duhet te vuaj 12 vitet e denimit ne baze te vendimit te gjykates.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›