E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

I dënuar me 35 vjet burg për vrasjen e gruas, ndërron jetë në burg 80-vjeçari nga arresti kardiak

Adem Tala, 80-vjeçari nga Kukësi i dënuar me 35 vite burg, pasi në vitin 2018 goditi për vdekje me sëpatë gruan e tij, ndërroi jetë si pasojë e një arresti kardiak të dielën në qelinë e tij.

Ishte drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ajo që bëri lajmin publik, ku tha se, Tala ka ndërruar jetë në Qendrën Spitalore të Burgjeve.

Adem Tala vuante dënimin e tij prej 5 vitesh në burgun e Durrësit, pasi mbrëmjen e 4 prillit të vitit 2018 goditi gruan e tij 68 vjeçare duke e lënë të vdekur në vend.

Pas ngjarjes, ai u arratis për t’u kapur 22 ditë më vonë në malet e fshatit Borje. 

Gazetare: Flutura Tota

/rtsh/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›