Vrasja e biznesmenit Nikulaj/ Daily Mail publikon deklaratat e Shqipërisë në gjykatë

Të akuzuarit britanikë të përfshirë në vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në Lezhë rrezikojnë ta kalojnë pjesën tjetër të jetës në burg në Shqipëri.
E përditshmja Daily Mail shruan se 3 britanikë, mes të cilëve edhe një nënë e re kërkohen të ekstradohen në Shqipëri, pasi pretendohet se ata janë pjesë e grupit që organizoi dhe ekzekutoi vrasjen e 51 vjecarit më 19 Prill brenda lokalit të tij.
Dyshimet e autoriteteve janë se Edmond Haxhia kontaktoi me Harriet Bridgeman, Steven Hunt dhe Thomas Mithan për ta ndihmuar që të lajë hesapet prej disa dekadash me Nikulajn, një histori gjakmarrjeje e nisur në 25 qershor të vitit 1997, në Lezhë,ku Gëzim Lekstakaj dhe Lorent Gjetja, dyshohet se vranë Pëllumb Nikulajn, vëllain e Ardian Nikulajt.
Duke u ndalur në vrasjen e fundit, Daily Mail shkruan se Bridgeman, Hunt dhe Mithan udhëtuan në Shqipëri për të survejuar lëvizjet e Ardian Nikulajt me porosi të Edmond Haxhisë.
Ndërkohë që autori i vrasjes dyshohet të jetë një shtetas portugez, ndërsa kamerat e fiksuan me kokore në kokë dhe jelek fosforeshent, kur qëlloi 6 herë në drejtim të 51 vjecarit për tu larguar më pas me motor nga vendi i ngjarjes.
Në gjyq shkruan Daily Mail, përfaqësuesi i qeverisë shqiptare e cilësoi një sulm të paramenduar dhe të planifikuar qartësisht me shenjëstrim viktimën, i përfshirë në një gjakmarrje me një tjetër familje rivale” “Haxhia dyshohet se është organizatori i vrasjes.
Seanca dëgjimore për ekstradimin e tre britanikëve dhe Edmond Haxhisë pritet që të mbahet në Nëntor ndërkohë që nën garancinë e pasurisë jashtë qelisë është Harriet Bridgeman.
/rtsh.al/