I denuar qep gojen me gjilpere
LEZHË - Nje i denuar ne Shenkoll ka gjetur nje menyre origjinale per te protestuar. Ai ka qepur gojen me pe dhe prej kater ditesh asgje nuk ha e as nuk pi. Ndue Nikolli 54 vjec nga fshati Xhuxhe i komunes se Fanit ne Mirdite, ka zgjedhur nje forme nder me te vecantat per te protestuar ndaj padrejtesive qe mendon se i kane bere. Para kater ditesh ai ka marre nje gjilpere dhe pasi ka pershkuar fijen e perit ne te, e ka lyer me spec djeges dhe me pas ka qepur buzet e tij. Peri i forte por i dezinfektuar me spec djeges, ka pershkuar ne forme zig-zage buzet e tij, duke i puthitur ato ne menyre shume te forte. Pas kesaj 54 vjecari Ndue Nikolli nuk ka mundur qe te marre as uje dhe as ushqim por vetem ajrin qe kalon permes hundeve. Nje ngjarje e tille e pa zakonte eshte mbajtur shume sekret nga autoritete e burgut, nderkohe qe ata jane perpjekur me te gjitha menyrat per t'i mbushur mendje Nikollit per te ndryshuar mendim. Tani ne diten e kater te kesaj ngjarje gjendja e tij eshte renduar ne ekstrem, nderkohe qe autoritetet e burgut jane vene ne alarm te plote. Mesohet se Ndue Nikolli nga Xhuxha e Fanit ne Mirdite, para disa vitesh ka blere nje sasi toke ne ambientet e Uzines Traktori ne Tirane.
Ai e ka blere kete toke tek nje pronar i veteshpallur, ne shumen 40 milione leke te vjetra. Pas kesaj ai ka mundur qe te ndertoje nje shtepi dhe madje ne token perreth edhe ate te blere me kete shume ka mbjelle ullinj dhe shume peme te tjera. Dy vite me pas eshte shfaqur pronari i vertete i tokes i cili ka kerkuar Nikollit qe te linte pronat dhe te largohej nga aty. Ky ka qene edhe pika e nisjes se nje konflikti te gjate, qe ka pasuar me prerjen e ullinjve te Nikollit nga ana e pronarit te tokes. Ky i fundit ka nxjerre ciften e tij duke plagosur tre nga pronaret e tokes, te cilet i kishin dhunuar token dhe ullinjte e tij. Me pas gjykata e ka denuar me 5 vite burg, dhe denimin e tij po e kryen ne burgun e Shenkollit. Mesohet se Ndue Nikollit i ka humbur nje djale prej disa vitesh dhe nuk eshte kthyer me ne shtepi, gjate kohes qe po ikte emigrant ne Greqi. Kjo ka qene nje arsye qe Nikolli here pas here ka kerkuar leje por sektori juridik nuk i ka dhene ne asnje rast edhe pse ai e ka kryer me shume se gjysmen e denimit. I merzitur per humbjen e djalit dhe ne shenje proteste ai ka qepur gojen e tij, nje akt i pashembullt deri tani ne Shqiperi
Aleksander Ndoja
Negociatat
Prej dy ditesh ata i kane kerkuar Nikollit, qe te kepuse penjte qe ka qepur gojen dhe me pas te bisedojne per zhbllokimin e situates por kjo ka qene e pa mundur. Megjithate perpjekjet vazhdojne ende, e deri ne keto momente nuk eshte bere e mundur nje gje e tille.