E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moti, dy te rinj aksidentohen me motor

Korce - Dy te rinj jane aksidentuar si pasoje e motit te keq te diteve te fundit. Te rinjte qe udhetonin me motor jane aksidentuar duke dale nga rruga. Sipas policise te plagosur kane mbetur, Nertil Bajrami dhe Mariglen Veizi nga fshati Petrushe e Pogradecit. Aksidenti ka ndodhur rreth ores 22:00, teksa dy te rinjte po udhetonin me nje motor te tipit "Jamaha" pa targa qe drejtohej nga Bajrami. Dy te rinjte po udhetonin nga Pogradeci ne drejtim te fshatit te tyre , por per shkak te motit te keq ciklomotori ka dale nga rruga dhe per pasoje dy te rinjte, kane perfunduar ne kanal duke mbetur te plagosur rende. Burime te policise bejne te ditur se kane qene disa kalimtare te rastit qe u kane dhene ndihmen e pare si dhe kane njoftuar policine. Ndihma e pare te plagosurve iu eshte dhene ne spitalin e Pogradecit. Vetem nje dite me pas drejtuesi i ciklomotorit Nertil Bajrami, per nje ndihme me te specializuar eshte derguar ne Spitalin Ushtarak ne Tirane. Nga te dhenat paraprake te policise mendohet se shkak i aksidentit ka qene lageshtira dhe mjegulla e dendur.

E. Zisi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›