E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbardhet vrasja e taksistit ne '97

BERAT- Policia e Beratit ne bashkepunim me organin e Prokurorise se ketij rrethi kane arritur te zbardhin nje nga dosjet e ngjarjeve te vitit 1997, ku mbeti i vrare taksisti Rauf Doko, 1 km ne dalje te qytetit te Policanit. Policia deklaroi arrestimin e Edmond Xhelajt, 30 vjec, i cili akuzohet per vrasjen e Dokos ne maj te viti 1997, ne bashkepunim me disa persona te tjere ende te pa arrestuar. Ai eshte arrestuar gjate operacionit te koduar, "Vjeshta e fundit".

Burime te komisariatit te policise se ketij qyteti bejne me dije se Xhelaj, eshte arrestuar dy dite me pare ne mbremje ne banesen e tij, nderkohe qe ka qene ne hetim prej disa kohesh. 30-vjecari, lindur dhe banues ne lagjen "Uznove" te ketij qyteti akuzohet per vrasjen e Rauf Doko nga qyteti i Policanit. Doko mesohet se punonte si taksist ne qytetin e tij ku dhe u prenotua diten e ngjarjes. Klientet e tij, ishin 30 vjecari Edmond Xhelaj dhe dy shoke te tij. Xhelaj mesohet se diten e 5 Majit te vitit 1997 ndodhej ne qytetin e Policanit ku dyshohet se kishte kryer nje vjedhje me dy persona te tjere. Pas kesaj, Doko qe kishte taksine e tij, ishte rezervuar per te shkuar ne Berat, nga Xhelaji.

Gjate rruges per ne drejtim te qytetit te Beratit ne vendin e quajtur "Qafa e Shen -Todit" djemte mesohet se grinden me njeri-tjetrin dhe taksisti degjon gjithcka rreth veprave te tyre kryer gjate asaj dite. Sapo behen te vetedijshem se po degjoheshin nga taksisti, Xhelaji me dy shoket e tij mesohet se vendosin ta vrasin ate. Pasi, qellojne mbi trupin e tij dhe e hedhin kufomen ne nje kanal ne ane te rruges ata braktisin mjetin duke menduar se keshtu mund te humbnin cdo gjurme.

Trupi i taksistit gjendet disa dite me pas, nderkohe qe per ngjarjen policia nuk ka mundur te siguroje prova nga vendi i ngjarjes. Per kete ngjarje organi i prokurorise ka nisur te hetoje vite me pare, por dosja eshte mbyllur disa here per mungese te deshmitareve dhe provave nga vendi i ngjarjes. Por, burimet thane se, prokuroria prej disa kohesh kishte rinisur zbardhjen e saj, por eshte mbyllur per mungese te deshmitareve dhe provave nga vendi i ngjarjes. Por muajt e fundit dosja eshte rihapur serish, cka solli arrestimin e Xhelajt dhe shpalljen ne kerkim te dy personave te tjere, emrat e te cileve nuk behen te ditur per shkak te hetimeve. Policia tha se kjo ngjarje tashme mund te konsiderohet e zbardhur, nderkohe qe 30-vjecari do te perballet me akuzen "vrasjes me paramendim".

Eriola Azizolli


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›