Zenka, parandalohet vrasja e dy personave, policia prangos te dyshuarin
BERAT - Nje grindje e castit per pak sa nuk ka shkaktuar nje viktime mbremjen e djeshme ne qytetin e Beratit. Nje 31-vjecar mesohet se ka tentuar te vrase me arme zjarri, pas nje grindje te castit mes tyre, fqinjin e tij. Ngjarja mesohet se ka ndodhur rreth ores 21:15 ne lagjen " Donika Kastrioti" ne nje lokal ne qender te saj. Altin Frashelliu mesohet se pas nje grindje ka tentuar te vrase me arme zjarri, komshiun e tij dhe pronarin e lokalit I. Sulka. 31-vjecari Frashelliu, mesohet se ka qene ne lokalin e Sulkes duke pire nen shoqerine e disa shokeve te tij. Ne pije e siper ai ka debatuar me shoket e tij te tavolines, gje e cila ka terhequr vemendjen e pronarit te lokalit. Ky i fundit i ka kerkuar Frashelliut te qetesohet, por eshte hasur me kundershtimet e tij. Frashelliu me pas ka nisur debatin me pronarin e lokalit, gje e cila ka degjeneruar ne nje sherr te vertete mes tyre. Frashelliu eshte larguar nga lokali dhe pas disa castesh eshte rikthyer serish me arme, per te vrare ate dhe personat e tjere, por eshte arrestuar. E. A