Lamtumire njeriut te mire Hysen Hakani
Ky eshte shqetesimi im me i madh. Kjo ishte pyetja qe Hysen Hakani i bente vetes tre vjet me pare ne nje kafene te vogel diku perballe Shkolles se Bashkuar. Ishte shqetesimi i artistit qe perpiqet te jape me te miren e nuk kenaqet kurre nga vetja. Regjisori Hysen Hakani jetoi edhe tre vjet e dicka me shume nga ajo dite ne kafenene e vogel prane shtepise se tij. U nda nga jeta diten e hene. Shume prane dites se Debatikut e cila i solli jo pak fat. Iku i buzeqeshur ashtu si e njihnin te gjithe por ndoshta me dilemen e pazgjidhur nese kishte lene dicka pas. Dje nga ora
10.00-12.00 ne ambientet e Teatrit Kombetar u zhvillua ceremonia e lamtumires. Lotet ne syte e kolegeve tregojne se ai ka lene shume jo vetem profesionalisht por edhe si njeri. Nuk munguan edhe kreret e shtetit Presidenti i Republikes Bamir Topi kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli e kryeministri Sali Berisha te cilet u shprehen ngushellimet familjareve.
Dhimiter Anagnosti nuk pranon te flase syte i lotojne dhe e ka te pamundur te flase per kolegun dhe mikun ne krah te te cilit nisi rrugen e kinematografise ne sheshxhirimet e Debatikut. Askush nuk e ve ne dyshim krijimtarine e tij. Filma si Debatiku Koha jone Oshtime ne bregdet ndonese te realizuar ne kohen kur kinematografia ne Shqiperi ishte fare e brishte tregojne per mjeshterine e regjisorit. Miqte e kujtojne si njeriun qe ne cdo rrethane mundohej te te largonte ankthin te te bente per te qeshur e te ndihmonte. Pirro Milkani kujton te kete marre mesimet e para te gjuhes ceke nga Hakani kur ishte nje student fillestar ne Prage. Kur kam shkuar atje ai ishte ne vitet e fundit dhe ne vend qe te bente nje diplome ceke preferoi ta shkruaje skenarin vete dhe ne vitin 1957 u kthye ne Shqiperi dhe me nje trupe kineastesh te rinj shqiptare Kinostudioja sapo ishte hapur xhiroi filmin Femijet e saj me te cilin u diplomua. Me kujtohet qe kur isha student fillestar ai me ndihmonte me ka dhene mesimet e para te gjuhes ceke dhe pastaj pata fatin ne vitin 1966 te bashkepunoja me te pasi une isha drejtor fotografie kameraman ne filmin Oshtime ne bregdet i cili mbeshtetej mbi dramen e Sulejman Pitarkes Familja e peshkatarit kujton Pirro Milkani. Aktorja Roza Anagnosti ishte fare e re kur ai i besoi rolin e Files ne filmin Toka jone dhe ajo e ruan si nje ngjarje teper te cmuar ne karrieren e saj. E vecanta e Hysenit ishte qe te shkontraktonte ne sheshin e xhirimit. Ishte njeri me shume humor i qeshur. Me te kam xhiruar edhe filmin Ndergjegjja dhe kam kujtimet me te mira qofte nga ana artistike si regjisor por edhe si njeri i cili te gjendej gjithnje prane. E vleresoj shume tek ai faktin qe me dha nje mundesi te punoj ne krah te aktoreve qe ishin yje ne ate kohe si Marije Logoreci Loro Kovaci Gjon Karma etj. qe sot fatkeqesisht nuk jetojne me por qe per mua ishte nje kenaqesi shume e madhe. Ai eshte larguar fizikisht por shpirterisht eshte me ne me artistet me publikun me punen qe ka lene thote aktorja.
Kumbaro Hakani me beri regjisor
Nje tjeter artist qe e ka njohur qysh ne moshe fare te re regjisorin Hakani eshte Saimir Kumbaro. Sot Kumbaro eshte nje nga regjisoret me te mire shqiptare por ai nuk mund ta harroje shtysen qe Hakani i ka dhene per tu bere ai qe eshte sot. Hysenin e kam njohur ne vitin 1965 kur shkoja figurant per 150 leke te vjetra. Ishim te gjithe ne ish-brodwaistet e vjeter qe here visheshim si karabiniere here si gueriliere. Hyseni ngaqe vete vuante nga pagjumesia kishte qejf ti bente xhirimet kryesisht naten. Me te kam punuar qe ne Oshtime ne bregdet rreth vitit 1964. Ishte shume i kendshem me plot humor tregonte shume barsoleta. Kur isha 22 vjec me jep rolin e Gjergjit tek Njesiti gueril ndersa ne vitin 1973 me propozon te behem asistenti i tij ne filmin Rrugicat qe kerkonin diell. Sa filluan xhirimet Hyseni nuk ndihej mire nga ana shendetesore dhe u terhoq. Kishte nje lloj hezitimi. Ma propozuan mua dhe Rikardit. Aso kohe isha vetem 26 vjec dhe filmi kishte shume kerkesa. Gjithsesi e morem persiper dhe morem edhe cmimin e pare si regjisore. Ky film u be garanci per ne edhe per me vone thote Kumbaro teksa kujton takimet e shpeshta qe nje grup miqsh organizonin ne shtepine e Hysenit e kur ai nuk pushonte se treguari histori e barsoleta gazmore. Gjithnje i qeshur ndonese fshihte nje lloj trishtimi.
Krijimtaria
Hysen Hakani nuk kishte pse te merrte pengje me vete. U largua heret nga sheshxhirimi kjo eshte e vertete. Nuk u largua me dashje do te kishte dashur te prodhonte te tjere filma por ndryshimi i sistemeve e gjeti ne prag te te 60-ave dhe kapitalizmi eshte i pameshirshem. Atehere kishte censure ndersa kjo kohe solli nje censure jo me te vogel se e para. Nuk behet fjale per censure politike por financiare. Per te bere nje film duhet te financoje gje qe une nuk e arrija dot. Kam nje skenar te titulluar Hapni dritaret qe trajton situaten konkrete qe po kalon vendi yne por qe per vite rri ne sirtar do te thoshte regjisori ne ate kafen e vogel prane Shkolles se Bashkuar. Por gjithcka beri deri ne vitin 1984 mjafton per ta renditur ate tek patriarket e kinematografise shqiptare. Numeron 20 filma artistike e dokumentare mes te cileve Debatik Toka jone Njesiti gueril Oshtime ne bregdet Cirku ne fshat Mysafiri etj.
ALMA MILE