E Shtunë, 31 Tetor 2026

I derguari i OSBE-se Ignatavicius Politika te mos nxise dhunen

Perfaqesuesi i OSBE-se zevendesministri lituanez i Puneve te Jashtme Evaldas Ignatavicius i cili prej dites se sotme gjendet ne Shqiperi per te negociuar mbi situaten aktuale politike ne vend ne nje konference per shtyp denoi dhunen dhe shprehi keqardhje per jetet e humbura ne demonstrate.

Ai apeloi per ulje te toneve nga politika pasi gjuha e perdorur ditet e fundit nxit dhune. Ignatavicius tha se situata vazhdon te jete e tensionuar ndersa beri thirrje qe politika te rifokusohet tek qellimet e vendit per te ardhmen.

Me heret Evaldas Ignatavicius tha se kishte folur me kryeministrin Sali Berisha dhe liderin e opozites Edi Rama te cileve u kishte kerkuar anulimin e tubimeve te paraljameruara ne menyre qe te kete nje qetesim te situates.

Te dyja palet shprehen angazhimin e tyre per te qendruar larg dhunes ne tubimet e tyre te ardhshme- tha Ignatavicius

I derguari i OSBE-se njoftoi se neser do te kete takime me presidentin Bamir Topi dhe kryeprokuroren Ina Rama.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›