E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli Puci i Rames tregoi se cmenduria dhe dhuna po rrezikojne vendin

Topalli takohet me Zv/Kryeministrin e Maltes Tonio Borg

Tirane 27 Janar 2011 NOA/ Ervin Tirana 8211 Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli u takua sot me Zv/ Kryeministrin dhe Minister i Puneve te Jashtme te Maltes z. Tonio Borg. Ne viziten e tij te pare ne Shqiperi zevendeskryeministri maltez tha se ardhja ne Kuvendin e Shqiperise hap nje faze te rendesishme ne marredheniet mes dy vendeve.

Kurse kryetarja e Kuvendit e informoi Zv. Kryeministrin e Maltes lidhur me tentativen e deshtuar per pushtimin me dhune te Kryeministrise dhe permbysjen e rendit kushtetues ne vend si dhe per masat qe jane marre per perballimin e kesaj situate ende ne vazhdim.

Tentativa e deshtuar e grushtit te shtetit tregoi qartesisht jo vetem rrezikun eminent qe i kanoset demokracise rendit kushtetues dhe jetes te cdo qytetari kur cmenduria dhe dhuna behen frymezim dhe axhende e politikaneve te caktuar por kjo ngjarje tregoi gjithashtu ne menyre te qarte se vetem nepermjet veprimit te ligjit. pa kompromis dhe pa hezitim rendi kushtetues triumfon ndaj ketyre kercenimeve 8211 ka thene Topalli.

Ajo informoi se Kuvendi i Shqiperise ka ngritur nje komision hetimor i cili do te investigoje ne teresi veprimtarine e institucioneve kushtetuese dhe institucioneve te zbatimit te ligjit lidhur me zbatimin e kompetencave te tyre ligjore dhe evidentimin eventual te mungesave dhe mangesive ne kuadrin ligjor dhe ate organizativ si dhe ne bashkeveprimin institucional.
Kryetarja e Kuvendit me tej vleresoi Malten dhe mbeshtetjen e autoriteteve te saj ne proceset integruese te Shqiperise dhe heqjes se vizave me BE.

Kurse Borg siguroi Kryetaren e Kuvendit se Malta mbetet nje vend mik i Shqiperise dhe i popullit shqiptar ne reformat per integrim ne BE.

e.t/NOA

Tagscmenduri grusht shteti Jozefina Topalli Kryeministri Kryetarja e Kuvendit marredhenie puci Tirane Tonio Borg Topalli

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›