E Shtunë, 31 Tetor 2026

Te majtet e PE Mos i nderhyni Prokurorise rivendosni dialogun

Grupi i te majteve ne Parlamentin Evropian kane bere thirrje sot per drejtesi dhe stabilitet ne Shqiperi. Te majtet e Parlamentit Evropian shprehen se ata qe jane pergjegjes per tri vrasjet e ndodhura ne demonstraten e 21 janarit duhet te dalin para drejtesise ndersa shprehet keqardhje per deklaratat e kryeministrit Sali Berisha kunder Prokurores se Pergjithshme Ina Rama.

Grupi i Socialisteve dhe Demokrateve ne Parlamentin Evropian thekson se nderhyrja ne procesin e hetimeve per te shmangur arrestimin e atyre qe dhane urdher per te qelluar jane te papranueshme ne nje vend qe kerkon anetaresimin ne Bashkimin Evropian. Grupi i ben thirrje lidereve te te gjitha forcave politike per te zgjidhur problemet e Shqiperise dhe per te vendosur dialogun konstruktiv mes paleve per te ardhmen e vendit-thuhet ne deklarate

Sipas tyre rivendosja e dialogut eshte nje parakusht per te vazhduar hapat e metejshem drejt integrimit evropian pasi mungesa e tij do te rrezikonte seriozisht marredheniet e vendit me BE-ne.

Grupi i Socialisteve dhe Demokrateve i ka bere thirrje gjithashtu edhe Komisionit dhe Perfaqesise se Larte ne BE qe te rrisin perpjekjet per te krijuar kushtet qe palet te shkojne drejt nje dialogu konstruktiv.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›