E Shtunë, 31 Tetor 2026

I dërguari i Phenianit do të vizitojë SHBA-në

Kryenegociatori bërthamor i Koresë së Veriut planifikon të vizitojë SHBA-në në fillim të këtij muaji dhe mund të zhvillojë diskutime për rifillimin e negociatave për çarmatosje bërthamore, ka deklaruar dje Ministri i Jashtëm i Koresë së Jugut, Ju Mjung Hvan.

Vizita e Kim Kye Gvanit do të bëhet pas deklaratës që bëri javën e kaluar Sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton, e cila theksoi se është e trimëruar nga shenjat e Phenianit se mund t’i jap fund bojkotimit njëvjeçar të negociatave për çarmatim.

Pheniani është përballur me trysni që të kthehet në këto negociata, pas sanksioneve të imponuara nga ana e OKB-së, pas testit bërthamor që zhvilloi Veriu në maj të vitit të kaluar.

Sanksionet i kanë dhënë një goditje të fuqishme ekonomisë edhe ashtu në gjendje të mjerë të Koresë Veriore.

Kim është ftuar në vizitë në cilësinë e akademikut, por zyrtarët amerikanë kanë shprehur ngurrimin për negociata të drejtpërdrejta, nëse nuk ka shenja të qarta se ky dialog do të rezultojë së shpejti me rifillimin e negociatave më të gjëra bërthamore, tha Yu.

“Zëvendësministri i Jashtëm i Koresë së Veriut, Kim Kye Gvan, planifikon të vizitojë SHBA-në, me ftesën e komunitetit të akademikëve amerikanë”, tha Yu.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›