Ugandë, 86 të vdekur pas rrëshqitjeve të dheut

Pjesëtarët e ekipeve shpëtimtare përdorën duart e tyre, për të depërtuar në baltën që ka mbuluar tri fshatra, duke varrosur të gjallë besimtarët në një kishë, ndërsa dhjetëra studentë konsiderohen të zhdukur, pasi që ishin strehuar në një spital.
Zyrtari i Kryqit të Kuq të Ugandës, Kevin Nabutuva, theksoi se numri i të vdekurve është ngritur në 86 dhe shtoi se me qindra njerëz ende konsiderohen të zhdukur.
“Me kalimin e kohës, ne presim që të zbulojmë kufoma tjera”, theksoi Nabutuva. Vendi i tragjedisë u vizitua edhe nga presidenti i Ugandës, Yoveri Museveni.
Rrëshqitjet e dheut ndodhën të hënën dhe të martën, pas reshjeve të fuqishme në rajonin Bududa, rreth 170 km në lindje të kryeqytetit Kampala.
Në përpjekjet shpëtimtare janë angazhuar policia, ushtria dhe punëtorët humanitarë. Ky rajon edhe në të kaluarën ka përjetuar rrëshqitje të dheut, por asnjë herë më parë numri i të vdekurve nuk ka qenë kaq i madh.
Zyrtarët theksuan se 250 persona tjerë ende konsiderohen si të zhdukur dhe se për fatin e tyre ende nuk dihet asgjë.
“Befas kisha u shemb. Balta mbuloi tërë vendin. Pesë persona të ulur afër meje vdiqën. Unë mbijetova, ngase kisha kokën mbi baltë”, deklaroi i mbijetuari James Kasavi.