E Shtunë, 31 Tetor 2026

I dha dokumentet Wikileaks, ushtari: Dua të bëhem femër

Bradley Manning, ushtari amerikan i akuzuar për rrjedhjen e dokumenteve të fshehta qeveritare në favor të faqes së internetit Wikileaks, ka deklaruar se dëshiron të bëhet femër.

“Unë jam Chelsea Manning. Jam femër”, u shpreh ushtari 25 vjecar për agjencinë e lajmeve NBC. Ai tha se është ndjerë femër që në fëmijëri dhe dëshiron që të nisë menjëherë një terapi hormonesh. Gjithashtu ai kërkon ti drejtohen me emrin Chelsea.

Bradley Manning është dënuar me 35 vjet burg për krime duke përfshirë këtu edhe spiunazh. Avokatët dhe terapistët e tij janë shprehur se Manning dëshiron të ndryshojë gjini, të bëhet femër, pasi problemet me identitetin e gjinisë së tij mund të ndikojnë negativisht në shëndetin mendor.
(e.m/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›