"I diplomuari", mbyllen hetimet per 41-vjecarin Beqaraj
Prokuroria e Tiranes ka mbyllur hetimet ndaj nje 41-vjecari te akuzuar per falsifikim te dokumenteve zyrtare. Dosja hetimore ne ngarkim te Krenar Beqaraj, u dergua ne Gjykaten e Shkalles se Pare Tirane. Ne ditet ne vazhdim dosja hetimore do te hidhet ne shortin elektronik, ku do t'i caktohet nje gjyqtari te gatshem. I pandehuri Krenar Beqaraj ra ne pranga ne saje te operacionit te koduar "I diplomuari", ne 23 gusht te ketij viti nga policia e Tiranes ne bashkepunim me Prokurorine e Rrethit, ne kuader te luftes kunder krimit ekonomiko-financiar. Ne momentin e arrestimit, gjate kontrollit te ushtruar ne banese, policia sekuestroi ne cilesine e proves materiale nje sasi deshmish aftesie (patenta), si dhe nje sere dokumentesh shkollore, te cilat rezultojne te jene te falsifikuara. Sipas akuzes i pandehuri realizonte falsifikimin e dokumenteve zyrtare per qellime perfitimi. Prokuroria e Tiranes ka ngritur ne ngarkim te tij akuzen e "falsifikimit te dokumenteve".
R. C.
R. C.