E Diel, 1 Nëntor 2026

Shirat demtojne rrugen, 4 fshatra ne izolim

Shirat qe po bien prej disa ditesh ne malesine e Mirdites kane sjelle edhe problemet e para ne zone. Ndryshimi i motit ka rikthyer dukurine e rreshkitjes se dheut ne Spac. Nje segment i konsiderueshem, pjese e aksit Spac-Rreshen ka rreshkitur dje pasdite, duke bere qe te bllokohet komunikimi rrugor i 4 fshatrave te Mirdites dhe i nje fshati te Pukes. Shirat e shumte te ketyre diteve kane bere qe te demtohen rreth 70 metra rruge nga aksi rural Reps-Spac. Per pasoje kane mbetur te izoluar fshatrat Spac, Gurth Spac, Mushte dhe Munelle dhe jane jashte funksionit lidhjet e tyre me fshatin Gjegjan te Pukes. Per fat te mire nuk ka pasur mjete te demtuara apo lendime ne njerez. Autoritetet vendore thane se keta fshatra jane te izoluar per momentin deri ne riparimin e rruges se demtuar, rruge e cila ben lidhjen mes tyre si dhe lidhjen me rrugen kombetare dhe per momentin eshte e pakalueshme per te gjitha mjetet.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›