E Martë, 3 Nëntor 2026

I dyshuar për një sërë veprash penale, ekstradohet nga Holanda 30-vjeçari

TIRANË, 16 mars /ATSH/ Një 30-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për një sërë veprash penale është ekstraduar nga Holanda.

Policia njoftoi se “K. B., 30 vjeç, lindur në Lushnjë, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, ka caktuar masën e sigurisë, “Arrest me burg”, për veprat penale “Shkatërrim i pronës me eksploziv”, “Sigurimi i kushteve material për të kryer vrasje”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”.

Sipas policisë “K.B. në bashkëpunim me shtetas të tjerë ka siguruar lëndën shpërthyese që është vendosur në shtëpinë e shtetasit B. T., më datë 31.12.2022, në qytetin e Lushnjës”.

“Si rezultat i bashkëpunimit midis Interpol Tiranës dhe Interpol Haga/Holandë u bë e mundur arrestimi dhe ekstradimi i 30 vjeçarit  në Shqipëri”, njoftoi policia.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›