I dyshuari për krime lufte do të kandidojë për kryetar bashkie
ZAGREB- Branimir Glavas, deputeti kroat i cili akuzohet për krime lufte deklaroi sot se do të kandidojë për kryetar bashkie të Osijek në zgjedhjet e ardhshme lokale që do të zhvillohen ne maj të 2009.
Glavas dhe 6 shtetas të tjerë janë në hetim për përpjekje për tortura dhe vrasje të civilëve serbë në Osijek në 1991.
Vendimi i Glavas u mor për shkak të mosmarrëveshjeve me Anto Djapic, lideri të djathtës i Partisë për të Drejtat Kroate HSP, partia e dytë në Osijek.
Partia e Djapic, HSP dhe e Glavas, Bashkimi Demokratik kroat i Slavonia dhe Baranja, HDSBB kanë drejtuar në koalicion këtë bashki deri në 2007.
Djapic akuzon Glavas se është shkaktar i vështirësive financiare të një klubi futbolli, NK Osijek, ku Glavas është presidenti.
Glavas beson se procesi gjyqësor ndaj tij do të pëfundojë në pranverë, dhe ai do të deklarohet i pafajshëm.
Presdienti i HDSSB, Vladimir Sisjagic tha se partia pranoi kandidaturën e Glavas dhe shtoi se “nuk sheh ndonjë pengesë që Glavas të kandidojë për kryetar bashkie në Osijek.
Glavas u lirua nga burgu pasi parlamenti kroat i garantonte atij imunitet, ndërsa 6 të arrestuarit e tjerë u liruan më vonë.
(s.g/BalkanWeb)