E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vret ish-gruan me thikë, më pas dhe veten

Drama në familjen më origjinë sllave ndodhi dje pak para orës 10 të mbrëmjes në rrugën Libia 15 në periferi të Bolonjës. Ngjarja u zhvillua para syve të familjarëve të ish-gruas së tij. 

BOLONJA - Një shtetas me origjinë sllave vrau ish-gruan e tij dhe me pas dhe veten. Ngjarja u zhvillua para syve të familjarëve të ish-gruas së tij. Drama në familjen më origjinë sllave ndodhi dje pak para orës 10 të mbrëmjes në rrugën Libia 15 në periferi të Bolonjës. Ish-bashkëshorti i nxehur hyri përkatësisht në atë orë në shtëpinë e ish-gruas për ta masakruar me një thikë. Po më të njëjtën armë ai më pas vrau vetën. Në banesën e katit të gjashtë ndodheshin dhe familjarët e ish-gruas, të cilët të alarmuar mundën të largohen dhe të kërkojnë ndihmë tek fqinjët. Nga përleshjet që ndodhën në shtëpi u plagos një vajzë. Ajo u perpoq t'i shpetonte furise se ish-burrit te kusherires qe me thike ne dore po i sulej gjithckaje ne shtepi. Vajza për momentin ndodhet ende në spital. Policia po heton për ngjarjen e rëndë që shokoi opinionin italian që banonte rreth familjes me origjinë sllave.

(d.b/Corriere/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›