E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD-Ramës: Pallati pajë do të ndjekë deri në kutinë e votimit, mos u fshih

laura-vorpsiiiiTiranë- Partia Demokratike në një deklaratë për media ka risjellë edhe njëherë akuzat nga kryetarit të Partisë Socialiste për deklkarimin e origjinës së pallatit pajë dhe truallit mbi të cilën po ndërtohet shtëpia e çiftit Rama.

Zëdhënësja Laura Vorpsi i ka bërë thirrje Ramës të përgjigjet, dhe të mos fshihet prapa perdes si frikacak, të mos fshihet prapa monologjeve qesharake as dhe vizitorëve dështak por të gjejë kurojo dhe me transparencë ti thotë publikut origjinën e 1 Milon Euro investim nga një pensionist dhe një i vetëpunsuar të pallatit pesë katësh me siperfaqe ndërtimi 900 m katror të gruas së tij dhe familjarëve të saj.
Partia Demokratike ju fton Z. Rama të bëni publike fondet e ndërtimit, firmën e ndërtimit dhe faturat që ju paguani për ndërtimin e rezidencës suaj në malin e Dajtit.
Zoti Rama eshte koha të lini mënjanë monologjet boshe se me ato nuk mund të mbuloni pallatin në pajë as dhe truallin dhe vilën që po ndërtoni për vete në malin e Dajtit, me burime parash të dyshimta.
Partia Demokratike ju deklaron Ju se pallati familjarëve dhe rezidenca juaj verore me gjatësi 57 metra, do të ju shoqërojnë ju deri në kutinë e votimit!,- u shpreh Vorpsi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›