I ftohtë rekord, 123 të vdekur

I ftohti rekord në Rusi ka shkaktuar 123 të vdekur, ndërsa 40 prej tyre janë shënuar në 48 orët e fundit.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shtruar 435 persona në spital, ndërsa në Moskë temperatura shkon -30 gradë, ndërsa në Siberi -60 gradë.
I ftohti nuk ka kursyer as Marokun, ku gjatë ditës së djeshme gjeti vdekjen një i sapolindur, duke çuar në 5 numrin e fëmijëve të vdekur në vend nga i ftohti./Indeksonline/