E Shtunë, 31 Tetor 2026

I ftohti dhe bora mbërthejnë vendin, komuna të izoluara në veri e jug

Temperatura të ulëta, reshje bore dhe rrugë të bllokuara. Kjo është situata në të gjithë vendin. Sipas të dhënave, akulli dhe ngrica janë të pranishme në shumicën e rrugëve, si në veri, edhe në jug të vendit.

Mësohet se në veri vijojnë reshjet e borës, një situatë që ka shkaktuar  izolimin e fshatarave dhe vështirësi në qarkullim në rrugët urbane.

Në Kukës, trashësia ka arritur në 50 centimetra, ndërsa segmenti Morinë-Tuneli i Kalimashit kalohet me vështirësi. Në Pukë është pezulluar mësimi për shkak të pamundësisë së lëvizjes që është krijuar nga trashësia e borës.

Situatë e ngjashme paraqitet edhe në Dibër, Korçë, Gjirokastër e Tepelenë, ku shumica e komunave mbeten të izoluara, ndërsa në qytete është vështirësuar qarkullimi dhe këshillohet që lëvizja të bëhet me zinxhirë.

Në Korçë mësohet se akset Qafë Thanë – Qafë e Qarrit dhe Voskopojë-Dardhë kalohen vetëm me zinxhirë.

Për shkak të akullit, qarkullimi bëhet me zinxhirë në aksin Korçë-Pogradec dhe Korçë-Bilisht. Ndërsa në Qafë Muzinë, mbrëmjen e djeshme janë bllokuar 3 autobusë me udhëtarë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›