Kuvendi, sot votohet për heqjen e imunitetit të tre deputetëve socialistë
Kuvendi pritet të votojë sot heqjen e imunitetit të tre deputetëve socialistë që do të hetohen në lidhje me ngjarjen e 21 janarit.
Tre ditë më parë, kreu i PS-së, Edi Rama, u shpreh se deputetët socialistë do të votojnë pro heqjes së imunitetit të tre kolegëve të tyre Besnik Baraj, Tom Doshi dhe Taulant Balla.
Në seancën e sotme pritet të flasin edhe tre deputetët ndaj të cilëve Prokuroria ka paraqitur kërkesën për heqjen e imunitetit.
Prokuroria e Përgjithshme kërkoi autorizim për 3 deputetët nën akuzën për organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime e manifestime të paligjshme.